• August 1, 2021
 Vlora Çitaku pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së: E indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar!






Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo ka thënë se pamjet e tilla, si ajo e arrestimit të dhunshëm të aktivistëve të PSD-së në përgjithësi e të Rrustës në veçanti, e kanë lënë të tmerruar atë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

E indinjuar, e zhgënjyer, e tmerruar nga kjo pamje sot.

Përtej kauzës së protestuesve, me të cilën pajtohem plotësisht, ky lloj demonstrimi i dhunës ndaj tyre është tërësisht i papranueshëm.

E di që shumica dërrmuese e pjestarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra të ndershëm të cilët i shërbejnë shtetit me nder.

Por, imazhet që pamë sot nuk do të doja t’i shihja askund në botë, e aq më pak në Kosovë.
Ministri i Brendëshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us