• July 28, 2021
 Varrezë masive e komunistëve në mes të Përmetit? Autoritetet zbardhin të vërtetën: Është varrezë mesjetare!


Në Përmet është zbuluar një varrezë me mbetjet e të paktën katër personave, ndërsa bëheshin punimet për ndërtimin e rrugëve të brendshme të qytetit.

Teksa në media u përfol për një varrezë masive të komunizmit, kjo solli dhe reagimin e menjëhershëm Presidentit, Ilir Meta.

“U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës.

I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë”, shkruante Meta.

Por në fakt, e vërteta është krejt ndryshe.

Sipas një njoftimi të autoriteteve që kanë bërë analizat, në fakt kemi të bëjmë me një varrezë shumë të hershme, që daton që në mesjetë.

“Projekti Task 5, ‘Projekti për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet’. U zbuluan gjatë monitorimit te punimeve disa varre ne Permet. U be pezullimi i punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tane bene inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.U arrit në konkluzionin se kemi të bëjmë me një varrezë e cila paraprakisht datohet në periudhën mesjetare.

E shqyrtuam dje në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe po dje u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit për varrezën e identifikuar, që do të bëhet po nga Instituti.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar”, thuhet në njoftim.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us