• July 30, 2021
 Ulpiana afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur


Klubi Futbollistik “Ulpiana” garat në sezonin 2021/2022 do t’i zhvillojë në Superligën e Kosovës në futboll.

Tashmë skuadra nga Lipjani është duke punuar maksimalisht në prurjen e futbollistëve të cilët do ta bartin barrën kryesore në sezonin e ri.

Gazeta “Sheshi” mëson nga burimet brenda klubit se Ulpiana është afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës.

Bëhet fjalë për futbollistin nga Shqipëria, Behar Ramadani.

Ramadani ka qenë titullar i padiskutuar tek skuadra e Drenicës në sezonin që e lamë pas.

31-vjeçari përveç Drenicës ka luajtur edhe për ekipet si Luftëtari, Vllaznia, Burreli, Adriatiku




Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us