• July 30, 2021
 Transferoi futbollistë minorenë nga Nigeria, FIFA godet rëndë Spezian – SuperSport


Spezia merr një goditje të rëndë një FIFA, pa nisur ende mirë sezoni. Klubi ligur është dënuar nga qeveria botërore e futbollist me rreth 465 mijë euro gjobë dhe dy vite bllokim të merkatos, pasi ishte përfshirë në transferimin e një futbollisti minoren.

Pas një hetimi të thelluar të organeve disiplinore të FIFA-s, klubi i Spezias është deklaruar fajtor dhe përveç gjobës së majme, do të përballet edhe me bllokimin e merkatos, çka ia komplikon edhe më shumë rrugëtimin në sezonin e ri.

“Në përfundim të një hetimi të Komisionit të Disiplinës në FIFA, është vënë re se klubi i Spezias ka shkelur artikullin 19 të rregullores mbi transferimin e futbollistëve, duke transferuar disa futbollistë minorenë nigerianë, duke përdorur një sistem për anashkalimin e rregullores së FIFA-s, por edhe ligjit për emigracionin. Bashkë me Spezian dënohen me gjobë edhe klubet UD Lavagnese e Valdivara 5 Terre, të cilat gjithashtu kanë ndihmuar klubin ligur në këto operacione transferimi”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e FIFA-s.

Kjo është një goditje mjaft e rëndë për klubin ligur, që vetëm pak ditë më parë nisi përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Thiago Mottës, i cili mori vendin e lënë bosh nga Vincenzo Italiano.

Bllokimi i merkatos është ai që do të ketë efekt në ecurinë e skuadrës, pasi aktualisht në organikë ka vetëm 17 lojtarë në pronësi të klubit dhe pjesa tjetër e ekipit do të duhet të plotësohet me elementë të rinj.

Gjithsesi kjo mund të mos mjaftojë për të garuar denjësisht dhe për të synuar mbijetesën në Serinë A edhe për sezonet e ardhshme, aq më tepër që verën e ardhshme u përfundon kontrata edhe disa futbollistëve të tjerë.









Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us