• July 23, 2021
 Tahir Batatina flet për largimin e vëllaut nga KF Llapi, tregon arsyen dhe projektin e skuadrës


Amrush Batatina ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të KF Llapit. Ai e ka arsyetuar këtë vendim me përgjegjësitë që ka në biznesin e tij privat në Gjermani.

Indeksonline ka kontaktuar Tahir Batatinën lidhur me largimin e vëllait.

Trajneri i Llapit vlerëson se largimi është si pjesë e riorganizimit që është duke bërë skuadra nga Podujeva.

“Po, ne jemi duke bërë riorganizim të klubit. Për ne nuk kanë shumë rëndësi pozicionet në skuadër dhe jemi duke e zgjeruar rrethin. Vëllau kishte kërkuar të jetë nënkryetar që të ishte sa më afër klubit dhe të na ndihmonte edhe financiarisht. Angazhimet e shumta që ka në biznesin privat në Gjermani kanë bërë që ai të kërkojë lirimin nga detyra që kishte në skuadër. Ka kërkuar lirimin, që të hap rrugë për organizim të ri. Llapi është skuadër stabile dhe do të rritet edhe më shumë nga dita në ditë” ka thënë Batatina.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us