• July 28, 2021
 Suspendohet një zyrtar policor dhe procedurë disciplinore për disa të tjerë në rastin e arrestimeve të PSD’së






Është suspenduar mbikëqyrësi i cili ka menagjuar me veprimet policore gjatë arrestimit të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate të cilët shkruan grafite në veturat zyrtare që gjendeshin para objektit të ish-Rilindjes.

“Menagjmenti i Policisë së Kosovës me qëllim të sqarimit dhe hetimit të veprimeve policore mbi përdorimin e forcës, bazuar në procedurat e parapara ligjore ka njoftuar Inspektoratin Policor, i cili ka filluar hetimet penale lidhur me këtë rast, përderisa në këtë fazë ndaj mbikëqyrësit i cili ka menagjuar me veprimet policore është shqiptuar masa e suspendimit, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese. Po ashtu ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi menaxheriale”, thuhet në njoftimin e Policisë.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us