• July 30, 2021


Janë zbuluar fakte tmerruese mbi fabrikën që prodhon produkte kozmetike të Kylie Jenner.

Sipas rrëfimeve të punonjësve të kësaj fabrike Kylie herë pas here i vizitonte bashkë me nënën për të kontrolluar prodhimin e produkteve të saj.

‘’Përpara se të vinin ato, mbikëqyrësit tanë do të na thoshin: ‘Ju nuk lejoheni të flisni me ta, supozohet të vazhdoni të punoni, ju nuk keni të drejtë të bëni asnjë fotografi ose t’iu bëni ndonjë pyetje atyre”.

Ish-punonjësja shtoi se Kylie nuk donte të fliste kurrë me stafin dhe donte të shikonte në heshtje ndërsa diapazoni i saj me shkëlqim bëhej para syve të saj.

“Mbikëqyrësit do të thoshin: ‘Mos flisni me to, madje as mos i shikoni ato’”, tha një tjetër punonjëse.

Ajo tha se ndjehej e ‘degraduar’ gjatë kohës së saj në kompani dhe tha se stafi ishin të detyruar t’i plotësonin kuotat e prodhimit deri në 1,200 produkteve çdo ditë.

“Mbikëqyrësit që kisha atje kishin qenë shumë degradues ndaj të gjithëve. Gjithçka duhej të bëhej në mënyrë perfekte dhe nëse nuk do të ishte, ata do ta hidhnin në fytyrën tuaj sikur të ishe plehrë. Nëse nuk do të shkonit në kohë, do të pushoheshit nga puna”.

Ish-punonjësja tha se ajo shpesh përfundonte duke qarë pasi qortohej se nuk ishte mjaft e shpejtë në linjën e prodhimit.

Njëherë, ajo pretendon se mbikëqyrësi i saj hodhi të gjitha produktet e saj të përfunduara në plehra, duke e detyruar atë të fillonte nga e para.

Martha tha që puna fizike e la atë me probleme mjekësore me dhimbje duke filluar nga dora e saj në bërryl pasi kishte punuar ndërrime 12-orëshe nga ora 16:00 në 4:00 duke qëndruar në fabrikë.

Irene pretendoi se ajo punonte me turne tetë-orëshe por shpesh bëhej presion për të punuar në fundjavë nga frika e pushimit nga puna.

 




BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us