• July 28, 2021
 Shkurt/ Derbi londinez për Aouar, Rugani e Demiral drejt largimit nga Juve – SuperSport


Nuk preferohen nga Mourinho, Kluivert e Olsen drejt Ligue 1
Roma e Jose Mourinhos nis të marrë formë. Drejtuesit e klubit me miratimin e trajnerit, kanë nisur punën për të sistemuar lojtarët të cilët nuk konsiderohen pjesë e projektit të portugezit. Pas Pau Lopez e Cengiz Under të cilët u transferuan në Francë te Marseille, edhe Justin Kluivert dhe Robin Olsen mund të transferohen në Ligue 1. Holandezi duket se ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me Nice, ndërsa portieri Olsen ka arritur akordin paraprak me kampionët në fuqi Lille, ku do të zëvendësojë Mike Maignan, i cili iu bashkua Milanit.

Derbi londinez për Aouar
E ardhmja e Houssem Aouar mund të jetë larg Lyon. Sipas mediave, klubi francez po kalon një moment të vështirë financiar dhe me shumë mundësi do të pranojë ofertat që vijnë në drejtim të futbollistit. Për kartonin e 23-vjeçarit interesohen dy klube londineze, Arsenal dhe Tottenham. Trajneri i “topçinjve” Arteta kërkon një mesfushor krijues për të ndërtuar lojën dhe për të mposhtur konkurrencën e rivalëve ndërqytetas, i kanë paraqitur francezëve ofertën e pare prej 17 milionë Paund. Për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e lojtarit, drejtuesit e Lyon janë në pritje edhe të lëvizjes së “Spursave”, pasi trajneri Nuno Espirito Santo e kërkon me ngulm futbollistin, i cili nga ana e tij perferon pikërisht kalimin te Tottenham.

Ajax blindon Tadiç, kontratë deri më 2024-ën
Ajaxi blindon Dusan Tadic, i cili ishte një ndër objektivët e Milanit për të përforcuar organikën në sulm. Klubi nga Amsterdami zyrtarizoi rinovimin e kontratës me serbin deri në vitin 2024, pasi kontrata aktuale i skadonte në 2023. Harkëtarët postuan në Twitter shkrimin “Tadiç nuk do të shkojë askund” duke i mbyllur kështu përfundimisht derën kuqezinjve. 32-vjeçari në 149 paraqitje me holandezët ka realizuar 78 gola duke fituar pesë trofe. Drejtori Sportiv i Ajax, Marc Overmars deklaroi se Tadic është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe se ai është pjesë e projektit për të ardheen.

Demiral e Rugani, e ardhmja larg Juventusit
Merih Demiral dhe Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohen nga Juventusi gjatë kësaj merkato vere. Turku ka kohë që u ka kërkuar drejtuesve largimin pasi dëshiron të luajë me intensitet dhe ofertat për të nuk mungojnë, me Evertonin që ka shfaqur interes pikërisht për 23-vjeçarin. Bardhezinjtë e kanë bërë të qartë se e vlerësojnë mbrojtësin 35 milionë euro dhe se për kartonin e tij nuk pranojnë ulje. Përsa i takon Ruganit, në garë për kartonin e tij janë Fiorentina, Bologna, Besiktas dhe Real Betis.









Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us