• August 1, 2021
 Sherifi për taksën prej 5 euro: Poshtë oligarkët e “regjimit të vjetër” rrofshin oligarkët e regjimit të Kurtit”


Sekretari i Nisma-s, Bilall Sherifi i ka reaguar qeverise Kurti për taksën prej 5 eurove për “tiketën ngjitëse” për vetura.





Sipas Sherifit, shqetësimi i qeverisë Kurti për ndërmarrjet pubilke nuk shkon përtej shkarkimit të anëtarëve të bordeve dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe zëvendësimi me militant të tyre.

Tutje, ai ka thënë se Kurti ka nisur zëvendësimin e oligarkëve të vjetër me oligarkët e rinj.

“Poshtë oligarkët e “regjimit të vjetër” rrofshin oligarkët e regjimit tim!Nëse, siç thonë zyrtarët e qeverisë taksa prej 5 eurove për “tiketën ngjitëse” për vetura është e domosdoshme, gjë që aspak nuk pajtohem, sepse, shpenzimet për prodhimin e tiketave fare lehtë mund të mbulohen nga kostoja edhe ashtu e lartë për regjistrimin e veturës, atëherë pse të mos bëhet kjo nëpërmjet një kompanie publike por nëpërmjet një kompanie private!?Nga pozita e opozitës Albin Kurti propagandonte se shumë shërbime publike që “regjimi i vjetër” ua ka dhënë monopolin “oligarkëve”, mund të kryhen nga ndërmarrjet publike, kështu që kur ata të vijnë në pushtet shërbimet e tilla nuk do të kryhen më nga “oligarkët” por nga ndërmarrjet publike!Ndërsa tash që është në pushtet, shqetësimi i qeverisë Kurti për ndërmarrjet pubilke nuk shkon përtej shkarkimit të anëtarëve të bordeve dhe drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe zëvendësimi me militant të tyre. Kështu që, në vend të forcimit të ndërmarrjeve publike sipas premtimeve opozitare, Albin Kurti ka nisur zëvendësimin e oligarkëve të vjetër me oligarkët e rinj. Thënë ndryshe kjo i bie kështu: Poshtë oligarkët e “regjimit të vjetër” rrofshin oligarkët e regjimit tim”, ka shkruar Sherifi.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us