• July 28, 2021
 Shengeni ballkanik/ Abazoviç: Lehtëson jetën e qytetarëve! Duhet t’i bëjmë kufijtë të padukshëm


I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç foli edhe për Shengenin ballkanik, aq shumë i komentuar në rajon dhe jo i përkrahur nga të gjitha vendet.

Abazoviç tha se shengeni ballkanik lehtëson jetën e qytetarëve dhe për çdo ndryshim që shkon në funksion të këtij fakti ai tha se politikanët duhet ta mbështesin, ndërsa shtoi se duhet punuar për të bërë kufijtë të padukshëm dhe asesi të kemi ndryshim të tyre.

Abazoviç: Shengeni Ballkanik lehtëson jetën. Ne si qeveri nuk e kemi prurë vendimin final, por qeveria e kaluar ka qenë kundër dhe nuk e kam kuptuar pse. Ata kanë pasur në mendje se ka qenë Zaevi, Rama dhe Vuçiçi, por çdo gjë që i shërben popullit në lehtësim të jetës unë mendoj se duhet të jemi dakord. BE prej nesh kërkon që ne të kemi sa më shumë ndërveprim dhe unifikim për qëndrimet që ne kemi dhe kush do të mbërrijë atje i pari ne duhet ta urojmë.

Unë nuk e shoh si problematike, ne disa herë kemi diskutuar. Unë jam më liberal sa i takon bashkimit liberal, por politikanët në Mal të Zi kanë disa stepje që nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë, por me disa vende të tjera, sidomos me Serbinë.

Ne do të kemi një vizion të përbashkët, nuk duhet të shkojmë në ndryshim të kufijve, por duhet t’i bëjmë kufijtë të padukshëm.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us