• July 30, 2021
 Reagon edhe Presidenti: Ju premtoj se Llapi asnjëherë nuk ka qenë më i fuqishëm e më i bashkuar


Beqir Batatina, president i KF Llapi dhe Amrush Batatina, drejtor i KF Llapi

Amrush Batatina ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të KF Llapit.

Kjo dorëheqje erdhi menjëherë pas eleminimit nga Shkupi në raundin e parë të Ligës së Konferencës, me arsyetimin se ka obligime në biznesin e tij të cilin e udhëheq.

Për këtë gjë ka reaguar edhe kryetari i klubit, Beqit Batatina, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Batatina ka theksuar se nuk ka ndodhur asgjë dhe se do të jetë pranë skuadrës për të arritur edhe më shumë suksese.

Forca LLAPI. Asgjë nuk ka ndodhur. Ju jeni ata që keni shkruar historinë e KF “Llapi”. Unë do të jem pranë jush dhe së bashku do të arrisim edhe më shumë suksese. Ju premtoj se KF “Llapi” asnjëherë nuk ka qenë më i fuqishëm e më i bashkuar”, ka shkruar Beqir Batatina.




Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us