• July 28, 2021
 Rashica me fjalë të mëdha për Kosovën para gazetarëve anglezë



Milot Rashica që ka qenë pjesë e Werder Bremen në Gjermani, ka thënë se tash fëmijët bartin fanellat me emrat e lojtarëve të Kosovë dhe jo sikurse në të kaluarën kur bartin emrat e lojtarëve të tjerë.

“Është një histori e madhe në Kosovë. Ata janë shumë të ngazëllyer. Edhe në Mbretërinë e Bashkuar kam pasur një mikpritje të ngrohtë nga shumë njerëz kosovarë dhe shqiptarë në Norwich dhe Londër.

Mendoj se udhëtimi im është pak më ndryshe, sepse unë fillova në Kosovë dhe më pas nga Liga e Kosovës u transferova në Holandë dhe më pas në Gjermani.

Por gjithçka që kam pasur gjatë rrugës dhe gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën thjesht më bën më të fortë dhe unë jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për vendin tonë dhe për të gjithë lojtarët që ia dolën si unë”, tha Rashica.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us