• August 1, 2021
 Qytetarët u përplasën me gjyqtarin në Gjykatën e Vlorës/ Arrestohen tre vëllezërit, sulmuan Arqile Bashon


Top Channel raportoi dje një incident në Gjykatën e Vlorës, ku pjesëtarët e familjes Myslymi sulmuan fizikisht dhe verbalisht gjyqtarin Arqile Basho, gjatë seancës gjyqësore.

Policia njofton sot se ka arrestuar tre vëllezërit, 60-vjeçarin M. Myslymi, 62-vjeçarin F. Myslymi dhe 64-vjeçarin E. Myslymi.

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Vlorës për kundërshtim dhe goditjen e gjyqtarit Basho.
Gjyqtari Arqile Basho i tha Top Channel se gjyqësori është çdo herë i rrezikuar dhe se ne 26 vite punë si gjyqtar ky ishte i pari rast që ndodh një incident i tillë. Ai vetë thotë se nuk ka bërë kallëzim, por kanë qenë drejtuesit e institucionit që kanë kallëzuar personat e përfshirë në incident.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us