• July 30, 2021
 Programi FIBA Time Out 2.0 i ndihmon Rugovës të kryesojë me sukses organizimin e Kampit Nacional të FBK-së



Ish-basketbollisti i njohur dhe tani Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova me sukses është duke vazhduar programin prestigjioz FIBA Time Out 2.0.

Ligjëratat që ai i ka marrë në këtë Program, i kanë ndihmuar Rugovës, që me sukses të kryesojë organizimin e Kampit Nacional të Federatës së Basketbollit të Kosovës, që zgjati nga 4 deri më 10 Korrik, te djemtë dhe te vajzat U14. Ky kamp ishte shumë i rëndësishëm për të ardhmen e basketbollit të Kosovës, kurse Rugova ka qenë përgjegjës për pjesën organizative të këtij aktiviteti, dhe falë njohurive që ka marrë gjatë këtij Programi ai ia ka dal që së bashku me stafin mbështetës nga FBK të arrijnë të organizojnë me sukses këtë event shumë të rëndësishëm për Federatën.

Mësimet që deri më tani i ka marrë në FIBA Time Out 2.0, kanë ndikuar në karrierën e Rugovës, i cili është Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës, duke menaxhuar Kosovën A te meshkujt dhe femrat, por edhe grupmoshat U20, U18 dhe U16, në të dyja konkurrencat.

Njohuritë që i ka marrë gjatë Programit FIBA Time Out 2.0, do t’i ndihmojnë Granit Rugovës në organizime të tjera të rëndësishme që do t’i ketë nën ombrellën e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Rugova pritet të diplomojë në muajin shtator.

Më herët këtë program me sukses e ka përfunduar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Ky projekt është unik dhe ka në shënjestër lojtarët elitë që janë pensionuar së fundi nga basketbolli dhe të cilët dëshirojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në sportin jashtë fushës, ndërsa përbëhet nga një listë mbresëlënëse, me emra të nderuar, duke përfshirë këtu kampionë olimpikë, evropianë dhe në nivel të klubeve.

Ky program zgjatë dy vjet, derisa në fund pjesëmarrësit e tij pritet të certifikohen nga FIBA dhe partnerët e saj.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us