• July 24, 2021
 “Nuk mundem më”, ish-i i Realit dhe Argjentinës tërhiqet nga futbolli



Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit dhe Argjentinës, Ezequiel Garay, tërhiqet nga futbolli I luajtur. Në moshën 34-vjeçari, qendërmbrojtësi detyrohet të thotë mjaft për shkaqe fizike.

Të jetosh me një dëmtim, ose një sërë problemesh fizike, është makthi i çdo lojtari. Ezequiel Garay nuk ishte në gjendje të fitonte kundër dëmtimit që e detyroi atë të ndalet, dhe sot ai i thotë lamtumirë futbollit, përmes një letre plot trishtim dhe keqardhje.

“Sot, 16 korrik 2021, i them lamtumirë karrierës sime në futboll. Duhet ta pranoj se do të doja të tërhiqesha më vonë, por nuk ishte e mundur. Gjatë tri viteve të fundit kam qëndruar në heshtje (me stafin mjekësor), duke luftuar dhe duke kërkuar një zgjidhje për një problem”.

Në vitin 2020 Garay ndërpreu bashkëpunimin me Valencian pas katër vitesh, për shkak të këputjes së ligamentit dhe pavarësisht dëshirës për t’u rikthyer, e kishte të pamundur të ishte si më parë.

“Kjo më shkaktoi dhimbje deri në atë pikë sa të mos mund të ecja për muaj të tërë. Kam bërë gjilpëra të shumta për të garuar në nivele të larta. Unë kisha vetëm një qëllim: të shijoja pasionin tim, të luaja dhe t’i bëja tifozët të lumtur. Gjatë 2020 kalova një dëmtim të ri. Negociova me disa klube për t’u rikthyer në fushë. Por e vërteta është se nuk mundem. Nuk mund të luaj më dhe nëse pranoj një ofertë do të ndihesha sikur po tallesha me klubin, tifozët dhe veten time”.

Garay largohet nga futbolli pas disa titujve të fituar midis Spanjës, Portugalisë dhe Rusisë, tani do t’i përkushtohet vetëm familjes së tij.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us