• July 24, 2021
 Nuk ka më asfalt si peta e lakrorit, Ministria po kontrollon shtrimin e rrugëve


Shtrimi i asfalt pa cilësi ishte problem i zakonshëm në Kosovë, por jo edhe për gjatë.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka publikuar fotografi nga kontrolli që është kryer në rrugë.

Statusi i zëvendësministrit:

Nga sot Ministria jonë ka filluar që të bëjë kontrollin e kualitetit të punimeve. Rëndësi primare për ne do të jetë që rrugët që ndërtohen të jenë cilësore dhe sipas standardeve.
Projektet e Infrastrukturës Rrugore nuk do të implementohen (ndërtohen) si në të kaluarën pa kontrolle të ciliësisë së kualitetit të punëve dhe materialeve nga laboratori i pavarur.

Në të kaluarën janë ndërtuar rrugët pa kontroll të kualitetit nga investitori (Ministria), me ç’rast është e ditur nga gjithë opinioni publik se me ç’farë cilësie janë ndërtuar ato.

Tani e tutje do të merren mostrat e të gjitha materialeve, në të gjitha shtresat. Do të egzaminohen shtresat e asfaltit, betoni, zhavori, armatura, etj. Do të krahasohen me raportet e laboratorit që i sjell kontraktori dhe nuk do të pranohet asnjë pozicion që devijon nga projekti dhe kontrata.
Dikur pranoheshin teknikisht edhe rrugët në të cilat mbinte bari e lulet. Tani ka ikur ajo kohë e hajnave dhe zhvatësve.




BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us