• July 28, 2021
 Në burg për llambat led me postë/ Instituti nuk identifikon dot farat e kanabisit



Ervin Shametaj dhe Gerhard Duro, që të dy me shkollë të lartë, përfunduan në paraburgim pasi përmes postës ju mbërritën në Shqipëri disa llamba led.

Që prej qershorit në burg, ata i kërkuan gjykatës që të ndryshojë masa e sigurisë me këmbënguljen se vazot me fara nuk janë të bimës kanabis sativa.

Por, mënyra e ventilimit në banesën që po kthehej në shtëpi hashashi deh 29 fidanë të mbjellë në gota plastike i ka kthyer ata në të dyshuar e për këtë arsye do të vijojnë të mbahen në burg.

Në Shqipëri po aplikohen strategji të shumta për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabis sativës, por pranë policisë shkencore mungon aparatura që kryen ekspertizën ndaj farave që u kapën shtetasve të ndryshëm dhe që pretendojnë se ato nuk i përkasin bimës narkotike.

Kjo problem doli gjatë seancës ndaj dy të akuzuarve këtu në gjykatën penale, ku prokurori që po heton dy të rinj kërkoi kohë për të dërguar në vendet e rajonit farat e gjetura për të shmangur zgjidhjen provizore që më herët kanë ndjekur kolegët e tij të cilët i kultivonin farat në institute sipas marrëveshjes së Ministrisë së Brendshme.

Në shkresë prokurori thotë se instituti shtetëror që konfirmon nëse farat janë apo jo kanabis nuk funksionon.

Kujdesi i prokurorisë nxitet nga rasti me i fundit i vizitës se Milva Ekonomi ne qendrën e transferimit te teknologjive bujqësore ku u vërejt se pranë domateve ishin mbjelle edhe disa rrënjë hashash.

Por përveç qëndrimit zyrtar ku thuhet se mes institucioneve ka marrëveshje për qëllime hetimore, qendra monitoruese ‘Fol’ konfirmoi se rrënjët e hashashit i përkasin 21 farave te zbuluara një te riu ne Tiranë, per te cilin gjykata e Tiranes ka urdhëruar fillimisht te kultivohen ne institutin e Fushe -Krujës por meqenëse ajo nuk funksiononte, me urdhër te gjykatës ato janë mbjelle në Lushnjë.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us