• August 1, 2021
 “Mosmarrëveshje miqësore”/ Merkel e Biden diskutojnë për gazjellësin rus drejt Evropës


Presidenti Joe Biden priti dje kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë, të cilës i ripërsëriti shqetësimin lidhur me projektin madhor, gati të përfunduar të gazsjellësit Rusi-Evropë.

Dy liderët thanë se ranë dakord që të mos e lejojnë Rusinë që ‘ta përdorë energjinë si armë’.

Gjatë asaj që konsiderohet si vizita e lamtumirës në SHBA për zonjën Merkel, dy udhëheqësit diskutuan mbi qëndrimet lidhur me gazjellësin Nord Stream 2 gjatë ndërsa gjermania ndodhet pranë fundit të një karriere politike që ka zgjatur thuajse sa katër mandate presidenciale amerikane.

“Personalisht më duhet t’u them se do të më mungoni gjatë samiteve tona”, i tha zoti Biden zonjës Merkel, kancelares së dytë më të gjatë në historinë e Gjermanisë, gjatë konferencës për shtyp të Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasdite vonë.

Nga ana e saj zonja Merkel, e cila kishte një marrëdhënie mjaft të vështirë me ish-Presidentin Donald Trump, tregoi lehtësi dhe familjaritet në komunikimin me Presidentin Biden.

SHBA ka argumentuar prej kohësh se projekti Nord Stream 2 do të kërcënojë sigurinë energjetike evropiane, duke rritur varësinë e kontinentit nga gazi rus dhe duke i mundësuar Rusisë të ushtrojë presion politik mbi vendet e dobeta të Evropës Lindore dhe Qendrore, veçanërisht Ukrainës. Por Presidenti Biden hoqi dorë kohët e fundit nga sanksionet kundër kompanive gjermane të përfshira në projekt, një veprim ‘zemëroi’ anëtarë të Kongresit.