• July 30, 2021
 Ministrja Rizvanolli nga Deçani: Situata në kontroll, s’është real numri prej 1500 të helmuarve


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar gjatë të premtës Bordin e KRU “Hidrodrini” Sh.A. në Deçan.





Rizvanolli ka thënë se akoma nuk dihet shkaktari i helmimit të qytetarëve në Komunën e Deçanit.

“Jam e kënaqur që arrita ta vij dhe të kuptoj për situatën e krijuar. Ajo që mësova është shumë detaje dhe çka është më e rëndësishme të përmbledhim janë tri katër rezultate. E para ende nuk është e qartë se cili është shkaktari i helmimit, IKShPK-ja po bën hulumtimet dhe do të jetë në gjendje të na informoj më shumë për shkaqet dhe burimet e këtyre infeksioneve. Kjo nuk e përjashtin asnjë institucion, thjeshtë nuk është e qartë. Në disa puse individuale është gjetur që uji nuk është i pijshëm” është shprehur ajo.

Poashtu ministrja Rizvanolli, ka dashur të ndaj me publikun informatën që numri prej 1500 i pacientëve të helmuar nuk është real, pasi sipas saj nga vizita e sotme ka kuptuar se janë më pak se kaq.

“Një lajm i mirë që mësova sot është që numri i pacintëve është më i vogël se sa që është raportuar në medie më herët”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër edhe kryesuesi i Bordit të KRU “Hidrodrini”, Demë Abazi ka thënë se bazuar në analizat e Institutit të Shëndetësisë Publike, uji i këtij ujësjellësi është brenda parametrave standarte.

“Ujësjellsi ka pesë njësi operative një prej tyre Deçani ku e kemi shqetësimin për qytetarët. Ne kemi dalë me komunikatë për verpimet që do të marrim. Bazuar në analizat nga IShkP-ja, nuk ka tregues që uji i pinshën nga sistemi i “Hidrodrinit” është i papjishmë. Të gjitha parametrat tregojnë që uji është brenda standarteve”, është shprehur ai.

Gjithashtu, Abazi ka njoftuar se kanë marr dy masa kryesore pas këtij rasti, e para është sigurimi i pusetave dhe e dyta vendosja e korifikatorëve automatik në puseta.

“Ne si grup kemi vendosur për ndërrmarrjen e disa masave si çështje teknike për përmirsimin e vendmarrjes së ujit dhe të pusetave të cilat thuhet se kanë qenë të hapura. Ne kemi marrë masa që ato të mbyllen me beton, dhe do të vendosim klorinatorët automatik në përmirësimin e cilësiësë së ujit”, ka përfunduar ai.

Ministrja është pyetur se a do të duhej të ishte kryeministri këtu në këtë rast, ndërsa ajo ka thënë se secili institucion e ka kryer punën e duhur dhe situata nuk është aq alarmante.

“Nuk po e them për të minimizuar peripetitë shëndëtsore të pacienetëve por është me rëndësi se të gjitha institucionet e kanë kryer punën dhe situata është në kontroll, ku numri i pacinetëve po bije”, ka thënë ajo.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us