• July 28, 2021
 Lirim Kastrati e fillon kampionatin me humbje


Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati e ka nisur me humbje edicionin e ri në kampionatin kroat.

Gjiganti kroat, Dinamo e Zagrebit, të premten mbrëma në hapje të edicionit të ri u befasua në “Maksimir” nga Slaven Belupo. Skuadra mysafire fitoi 2:0.

Kjo fitore është fitorja e parë e Slavenit në “Maksimir” në 17 vjetët e fundit.

Kastrati qëlloi shtyllën në pjesën e parë, pas një rasti të mirë. Ai u zëvendësua në minutën e 60-të. Trajneri i Dinamos ka pushuar disa lojtarë të përbërjes bazë, duke përfshirë kapitenin Arijan Ademi.




Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us