• August 1, 2021
 Legjenda Fadil Vokrri nderohet me ndeshje miqësore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë


Veteranët e futbollit teë Kosovës dhe Shqipërisë do teë zhvillojnë një miqësore më 23 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Kjo vëllazërore organizohet me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe do të nisë në ora 19:30.

Federata Shqiptare e Futbollit neë bashkëpunim me Federatën e Futbollit teë Kosovës ka bërë teë mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, qeë do teë shohë të zbresin në fushë disa nga emrat meë teë mëdhenj teë futbollit teë dy vendeve tona neë këtë sfideë simbolike për të nderuar legjendeën Vokrri.

Para miqësores në stadiumin e Prishtinës do të inaugurohet edhe shtatorja e ish-futbollistit të famshëm dhe ish-Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta 3 vjet më parë.

Neë listën e lojtarëve kuqezi teë ftuar për këtë ndeshje janë emra që kanë bërë histori me Kombëtaren shqiptare si Blendi Nallbani, Perlat Musta, Ervin Fakaj, Nevil Dede, Elvin Beqiri, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodian Duro, Altin Lala, Agustin Kola, Haxhi Ballgjini, Bedri Omuri, Redi Jupi, Luan Pinari, Afrim Tole, Ervin Bulku, Sokol Kushta, Fatbardh Jera, Hysen Zmijani, Arjan Peço dhe Altin Haxhi, ndërsa neë stol do teë jeteë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë një miqësore, teksa e para u zhvillua më 16 shkurt 2021 po në Prishtinë me rastin e Ditës seë Pavarësisë seë Kosovës.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us