• July 24, 2021
 Lajm i hidhur: Vdes 17 vjeçari ra nga kati i 6-të tek vendi i ashensorit
Denis Ballkani ka humbur jetën tragjikisht mbrëmë në Gjakovë.
Ballkani, 17 vjeçar, ka rënë nga një ndërtesë pak para mesnatës, në vendin e ndarë për ashensor
Ai ishte bartur me urgjencë në Spitalin e Gjakovës, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Dyshimet e para janë se viktima bashkë me disa shokë kishin hipur në një objekt në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare dhe në një moment 17 vjeçari bie nga ndërtesa në vendin e dedikuar për ashensor.
I riu po ndiqte ëndrrën e tij për të qenë futbollist. Ai ishte pjesë e skuadrës KF Gjakova.
Pikërisht në ditën e sotme, Denisi i ndjerë pritet të bashkohej me pjesën tjetër të skuadrës në një turne që po mbahet në Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us