• July 23, 2021


Në mars të këtij viti, Elita dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Bota. Tashmë e vogla është rritur dhe mund të kuptohet më qartë se me cilin nga prindërit ngjason më shumë.

Fansa të Elitës kanë bashkuar një foto të moderatores kur ka qenë e vogël dhe një tjetër me të vajzës. Nga fotografia kuptohet se Bota është thjesht një kopje e vogël e mami Elitës dhe se ka marrë shumë tipare prej saj. Elita i ka ndarë fotot në proilin e saj, duke konfirmuar në këtë mënyrë se e bija i ngjason shumë.

Kujtojmë se para disa ditësh moderatorja festoi 28-vjetorin e lindjes dhe reperi Gjiko e suprizoi në mënyrën më të bukur të mundshme. Ata të dy udhëtuan bashkë me fëmijët drejt Turqisë për të pushuar dhe Gjiko kishte përgatitur disa surpriza emocionuese për Elitën. Teksa qëndronin në një anije, reperi u afrua me një tortë të veçantë në dorë, ku dukej Elita së bashku me dy të vegjlit e saj dhe me një girë palestre.

Ndërsa më vonë gjatë mbrëmjes ai i bëri një dedikim mbi urën e Bosforit.

“Happy birthday Elita Rudi, Gjiko loves you” shkruhej në një nga urat më të famshme në botë në nder te moderatores.




BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us