• July 28, 2021
 Ja në cilat vende Komuna e Çairit do të vendosë kontejnerë për mbetjet nga therja e kurbaneve


Në Komunën e Çairit, Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup do të vendosë katër kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike gjatë festës së Kurban Bajramit.

Vendosja e kontejnerëve do të bëhet më datë 19.07.2021 në këto lokacione të Komunës së Çairit:

–Ish-lokaliteti i NPHKSH(ish-Higjiena Komunale)

–Në afërsi të restorantit “Fa-Fa”

-Xhamia e Re në Çair

–Në afërsi të Teqes në Dyqangjik

“Duke qenë në periudhë të temperaturave të larta dhe në kushte të pandemisë së Kovid 19, me hedhjen mbeturinave organike në enë të posaçme, do të japim një kontribut të madh në mbrojtjen e shëndetit dhe ruajtjen e mjedisit jetësor”, theksojnë nga Komuna e Çairit.



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us