• July 23, 2021
 Hungaria do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës



Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij do të ofrojë opsionin e marrjes së dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Duke folur për radion shtetërore, Orban tha se mjekët do të vendosin se cila vaksinë do të jepet me dozën e tretë.

Ai tha se doza përforcuese do të duhej të jepej së paku katër muaj pas dozës së dytë, përveç nëse mjekët këshillojnë ndryshe.

Orban po ashtu tha se Hungaria do t’i bëjë të detyrueshme vaksinat kundër koronavirusit për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Mbi 5.5 milionë qytetarë nga 9.8 milionë sa ka Hungaria kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Hungaria është vendi i vetëm i Bashkimit Evropian që, përveç vaksinave të miratuara nga BE-ja, u ka dhënë dritën jeshile edhe vaksinave ruse dhe kineze, të cilat nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave – EMA.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us