• July 30, 2021
 Helmimi erdhi nga uji/ Pas një jave konfirmohet se në Deçan shkaktar ishte bakteri e-coli


Hulumtimet e reja epidemiologjike në Deçan kanë rezultuar se në fshatin Drenoc ka vlera të shtuara të baktereve E.coli.

Si rrjedhojë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vlerësuar se uji në këtë fshat nuk është i pijshëm.

E.Coli përfshin një grup të madh dhe të larmishëm të baktereve dhe disa mund të shkaktojnë të vjella, diarre e plogështi, simptoma këto që shfaqen deri në tre ditë pas kontaktit me të.

Sipas institutit, përveç E.colit, nga rajoni i Deçanit nga mostrat e marra me 13 korrik, janë identifikuar edhe disa bakterie jo patogjene që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijes.

Derisa ekzaminimet mikrobiologjike nga mostrat e pranuara nga pacientet me shenja të infeksionit, ende nuk kanë përfunduar.

Për këtë, instituti ka kërkuar të bëhet pastrimi i ujit përmes tretjeve dhe të ketë klorizim të vazhdueshëm.

Tutje, instituti ka rekomanduar që vazhdimisht inspektorati sanitar dhe mjedisor të identifikojnë kyçjet ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

Poashtu kompania që bën menaxhimin e sistemit të furnizimit me ujë, është udhëzuar të që inspektoj resurset ujore dhe të gjithë rrjetin, për të parë nëse mund të ketë përzierje të ujit me sistemin e kanalizimeve.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us