• July 31, 2021
 Godet përsëri Malisheva, klubi transferon dy futbollistë


Skuadra e Malishevës po vazhdon me përforcime.

Malisheva është duke vazhduar me përforcimin e skuadrës në prag të fillimit të sezonit të ri.

Drejtuesit e Malishevës së fundmi kanë arritur marrëveshje me Edison Mazrekun dhe Abit Salihun.

Mazreku luan në pozitën e mesfushorit ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës FC Oberneuland në ligën e katërt të Gjermanisë.

Salihu është mbrojtës qëndror, në të kaluarën ishte pjesë e 2 Korrikut.

Lajmin për dy transferimet e reja e ka bërë të ditur vetë klubi i Malishevës, përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.

Kujtojmë që sezoni i ri i Superligës së Kosovës nis më 21 gusht.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us