• July 23, 2021
 Gjendja e rënduar në Gjermani, mbi 1 mijë persona të pagjetur dhe më shumë se 100 viktima janë të raportuara


Vërshimet e mëdha të shkaktuara nga reshjet e shiut në Evropën Perëndimore, përpos dëmeve materiale ka lënë dhjetëra persona të vdekur dhe qindra të zhdukur.

Aktualisht, Gjermania është një nga vendet më të goditura nga vërshimet shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Ndonëse, reshjet e shiut nuk janë ndalur, ekipet e shpëtimit janë zgjeruar dhe po vazhdojnë punën e tyre.

Deri më tani, numri i viktimave në Evropën Perëndimore ka arritur në 125 dhe sipas zyrtarëve pritet që të rritet në ditët në vijim.Vetëm në Gjermani kanë mbetur të vdekur 103 qytetarë, kurse në Belgjikë 22.

Rajonet më të goditura në Gjermani janë North-Rhine Westphalia, Rhineland-Palatinate dhe Saarland.

A regional train sits in the flood waters at the local station in Kordel, Germany, Thursday July 15, 2021 after it was flooded by the high waters of the Kyll river. (Sebastian Schmitt/dpa via AP)

Në Rheinland-Pfalz, policia tregon se aktuliasht janë 1,300 qytetarë të pagjetur, por kjo kryesisht për shkak të linjave telefonike që po bien.

Në anën tjetër, kancelarja gjermane Angela Merkel, shpreh ngushëllime përmes një konference për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur miqtë ose të afërmit ose janë ende të shqetësuar për humbjen e të dashurve të tyre”, tha ajo./GazetaShneta/



burimi i lajmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us