• July 23, 2021
 Fillon shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet në QKMF-të e Kosovës


Përmes faqes zyrtare, Ministria e Shëndetësisë (MSH) bën të ditur se ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës.

Sipas MSH-së të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave kanë përfunduar shkruan Gazeta Shneta.

Që nga sot dhe ditët në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet në QKMF-të.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekesise Familjare.”,  thuhet në njoftim./GazetaShneta/



burimi i lajmit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us