• July 30, 2021
 Filloi prishja e objekteve për t’u zgjeruar bulevardi “Bllagoj Toska” në Tetovë


Në Tetovë sot filluan të prishen objekte në vendin ku duhet të vazhdojë bulevardi “Blagoja Toska”, për çka mjete vetëqeverisja locale mori nga Qeveria. Bëhet fjalë për programin TAV me të cilin 23 komuna, mes të cilave edhe Tetova, morën para për realizimin e projekteve infrastrukturore.

“Filloi prishja e objekteve për hapjen e trasesë në pjesën e parë të bulevardit “Blagoja Toska”. Ky aktivitet është planifikuar të zgjasë 1 muaj, dhe më pas do të fillojnë punimet për ndërtimin e këtij bulevardi shumë të rëndësishëm për qytetin”, informuan nga Komuna e Tetovës.

Për këtë projekt, Tetova mori 43 milionë denarë. Është paraparë të prishen tetë shtëpi me dëmshpërblim të përshtatshëm.

Bulevardi “Blagoja Toska” do të vazhdohet tek Spitali klinik përmes urës në lumin e Shkumbinit në drejtim të bllokut banesor 70. Nga i njëjti program qyteti do të marrë mjete edhe për rregullimin e kejit të lumit të Shkumbinit./MIA



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us