• July 30, 2021
 Filloi gjykimi për “Parcelat në Vodno”! Gruevski akuzohet se ka përvetësuar 1.3 milionë euro


Sasho Mijallkov e Orce Kamçev që të dy nga burgu i Shutkës deri te Gjykata Penale erdhën për t’u ulur përsëri në bankën e të akuzuarve.  Penalja filloi sot rastin gjyqësor të njohur si “Parcelat në Vodno”, ku për përveç Mijallkovit e Kamcevit, të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruesvki, Ratka Kunovska-Kamçeva, Risto Novaçevski dhe Nenad Josifoviq. Që të gjithë akuzohen për pastrim parash dhe për përfitim të jashtëligjshëm dhe fshehje të pronës.

 “Të akuzuarit me vetëdije i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat janë përshkruar në aktakuzë. Për secilin veprim i cili është theksuar në akt, për secilin fakt, të cilin e themi, do të nxjerrim prova. Ato materiale do t’i prezantoj publikisht, ato verbalet do t’i dëgjojmë të gjithë, dhe në fund, besoj se pa kurrfarë dyshimi do të konfirmohet situata faktike”, tha prokurorja Lile Stefanova.

Sipas aktakuzës, Mijallkov i ka ndihmuar ish-kryeministrit Gruevski për të blerë tokë në Vodno dhe për ta fshehur burimin e parave. Por, Zvonko Davidoviq, avokat i Sasho Mijallkov, thotë se aktakuza kundër klientit të tij është e montuar.

“Larje parash është si pasojë e një vepre tjetër penale që i ka paraprirë, ndërsa prokuroria këtë as nuk e vërteton dhe as nuk e propozon. Ashtu siç është e shkruar aktakuza nuk përputhet as me veprën penale larje parash dhe as me ekzistimin e ndonjë vepër tjetër penale e cila duhet t’i paraprijë”, u shpreh Zvonko Davidoviq – avokat.

Edhe pala mbrojtëse e Kamçevit vlerëson se klienti i tij aspak nuk është fajtor për veprën me të cilën ngarkohet.

 “Në rastin konkret , para se gjithash nuk mund të shkojë ky kualifikim juridik më këtë mënyrë dhe me këtë aktakuzë. Sepse ai i cili, sipas asaj që e tha prokuroria,  ka lëshuar paratë në qarkullim nuk mund të akuzohet sepse nuk janë përmbushur supozimet ligjore”, potencoi avokati Elenko Millanov.

Prokurorja Stefanova kërkoi që të akuzuarit të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të konfiskohet e gjithë prona e cila është vendosur në aktakuzë. Sipas aktakuzës, i akuzuari Nikolla Gruevski, në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2012, ka përvetësuar 1,3 milionë euro, si pjesë e parave që u dhanë si donacion për të financuar partinë dhe nuk i tregoi ato paraqiti ato. Hetimi për “Parcelat në Vodno” u hap në tetor 2020 dhe aktakuza arriti në gjykatë në maj të këtij viti. Rastin e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov.



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us