• July 28, 2021
 Faton Peci “kërcënon” PDK-në: Po na detyroni t’ua publikojmë aferat milionëshe


Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka reaguar pas spekulimeve për pagën e presidents Vjosa Osmani.





“Kur zhvatësit e milionave akuzojnë për pagën e ligjshme.

Togfjalëshi “gjakderdhje financiare”, të cilën e përdori deputetja e PDK-së kundrejt Presidentes Osmani në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për pagën e paraparë me ligj, më së shumti i shkon për së shtati këtij subjekti që ka keqqeverisur prej dy dekadash. Nën qeverisjen e këtij subjekti janë avulluar miliona euro, siç janë keqpërdorur paratë e taksapaguesve të këtij vendi në lobim për copëtim e territorit të Kosovës.”, ka shkruar Peci.

“Presidentja Osmani ka pagë të përcaktuar me ligj, poaq sa e kishte presidenti paraprak që vinte nga partia juaj. Nuk mund të krijoni sensacion me aspekte ligjore, sepse ju e keni krijuar traditën e sensacionit me miliona të keqpërdorur gjatë nën pushtetin tuaj.”, është shprehur Osmani.

“Anëtarë të partisë suaj tashmë po përballen me aktakuza për keqpërdorim të buxhetit në kontrata milionëshe lobuese për ndarjen e Kosovës.

Presidentja nuk ka bërë veprime nepotiste, siç ka ndodhur në të kaluarën, e as nuk po i dërgon familjarët e saj nëpër universitete.

Ky diskurs i akuzave në ajër ju bën dëm juve, sepse detyrohemi t`ua radhisim një nga një keqpërdorimin e milionave e aferave në të cilat jeni përfshirë si subjekt e si model qeverisës!”, ka paralajmëruar Faton Peci.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us