• July 23, 2021
 Edhe studentët nga Kosova ftohen të punojnë në Bundestagun gjerman



Aplikoni për Programin Ndërkombëtar të Bursave Parlamentare (IPS) të Bundestagut gjerman

Ambasad e Gjermanisë në Kosovë njofton se nëse jeni të interesuar për politikë dhe flisni gjermanisht, mund të merrni një mundësi unike për të punuar në Bundestagun gjerman!

Programi IPS ofron rreth 120 bursa për të rinjtë universitar të diplomuar nga 42 vende dhe organizohet në bashkëpunim me Freie Universität Berlin, Humboldt-Universität zu Berlin dhe Technische Universität. Berlin.

Në zemër të programit është një praktikë me një nga anëtarët e Bundestagut. Njëkohësisht do të regjistroheshit në Humboldt-Universität zu Berlin dhe do të merrnit pjesë në eventet e organizuara nga Bundestagu dhe fondacionet e ndryshme politike.

Aplikoni para datës 31 korrik 2021 për të qenë pjesë e programit IPS vitin e ardhshëm!

Zbuloni më shumë: https://pristina.diplo.de/xk-de/themen/kultur/ips/2337936





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us