• July 24, 2021
 E dhimbshme: 17 vjeçari që ra nga lifti ishte futbollist i “KF Gjakova”


Denis Bakalli, 17 vjeçari që u raportua se ka vdekur duke rënë në hapësirën e ashensorit të një objekti që ishte në ndërtim e sipër, ka qenë futbolist i KF Gjakova.

Nga ky ekip nëpërmjet një postimi në Facebook, thanë se ai ishte shembull për të tjerët si djalë i mirë, por edhe futbollist shumë i talentuar.

“Ne sot po e prisnim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës që tju bashkangjitej kolgeve të tij të klubit, por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushllimet me te sinqerta familjes Bakalli” shkruante në postim.

Tutje u njoftua se fitorja e lojës së sotme iu kushtua atij.

Njoftim;

Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot humbi jetën tragjikisht në moshën 17 vjeçare futbollisti ynë DENIS BAKALLI.

I cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.

Ne sot po e priseshim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës që tju bashkangjitej kolgeve të tij të klubit, por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushllimet me te sinqerta familjes Bakalli për humbjen e djalit tyre dhe fitoren e sodit djelmoshat Gjakovar ja kushtuan pikërisht DENISIT i cili mbante nr. e fanelës 22. Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen BAKALLI…Me xhehnet e shpërbleft allahu”.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us