• July 23, 2021
 Dy Selmanë për Teutën, njëri mbrojtës e tjetri sulmues



Teuta bën goditje të dyfishtë në merkato. Klubi durrsak ka zyrtarizuar firmat me vëllezërit Selmani, Adolfin dhe Santiagon. I pari, qendërmbrojtës, ka spikatur te Laçi dhe në ekipin Shpresa, i dyti sulmues, I aktivizuar me U-19 të Laçit. Kujtojmë që ata janë vëllezërit e portierit të Kombëtares, Gentian Selmani.

Njoftimi i Teutës  

“Teuta njofton se sulmuesi Santiago  Selmani dhe qendërmbrojtësi Adolf Selmani janë zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Të dy lojtarët janë njohës mjaft të mirë të kampionatin tonë dhe konsiderohen vlerë e shtuar për sezonin e ri në ekipin tonë drejt objektivave që kemi! Adolf Selmani është aktivizuar me ekipin e Laçit, ndërsa Santiago është stërvitur me ekipin e parë të Laçit dhe aktivizohej me të rinjtë. Të dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës sot në seancën e radhës stërvitore që u zhvillua në Durrës. Teuta u uron Adolf dhe Santagio Selmanit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze.”



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us