• July 28, 2021
 Dua nga dy lojtarë për çdo rol – SuperSport


Pasi realizoi mrekullinë, duke siguruar mbijetesën në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, Skënderbeu ka nisur përgatitjet për kampionatin e ri, ku objektivi primar do të jetë sërish qëndrimi në elitë.

Trajneri Migen Memelli ka merituar konfirmimin në pankinën e “ujqërve të dëborës” dhe menjëherë pas seancës së parë stërvitore u shpreh se është i kënaqur me regjimin që lojtarët kanë ruajtur gjatë pushimeve verore.

“Jemi në nivelin e pritshmërive, pasi lojtarët kishin ndjekur programin e specifikuar gjatë pushimeve. Testet e sotme dhanë rezultate pozitive te lojtarët që kanë qenë edhe sezonin e kaluar, pasi pushimi ka qenë shumë i gjatë, rreth 45 ditë, por janë në nivelin që kërkohet”, tha Memelli.

Deri tani korçarët kanë zyrtarizuar afrimin e katër futbollistëve, ndërsa trajneri Memelli pranon se skuadra ka nevojë ende edhe për 2-3 lojtarë të tjerë dhe i bën apel klubit për t’ia sjellë sa më shpejt në dispozicion, me qëllim që t’i përfshijë në manovrën e ekipit.

“Janë afruar 4 futbollistë dhe do tr’i shikojmë me kujdes në ditët në vazhdim, për të analizuar cilësitë që kanë dhe si mund të përshtatet me ekipin, qoftë në nivelin fizik, por edhe teknik e taktik. Shpresojmë që të afrojmë edhe 2-3 futbollistë para se të mbyllet merkatoja, për të qenë sa më konkurrues. Kam kërkuar të kemi nga dy lojtarë për rol, pasi kampionati është i gjatë dhe do ketë dëmtime e pezullime, dhe të plotësohet skuadra sa më shpejt, para se të fillojë kampionati. Po presim konfirmimin e Sadriut dhe Rexhepit, që janë dy lojtarë shumë cilësorë nga sezoni i kaluar. Do të bëjmë një plotësim në mbrojtje dhe një në sulm. Kërkesat e trajnerëve nuk mbarojnë, por unë jam koshient për limitet që kemi dhe synimet tona në kampionat”, u shpreh trajneri i korçarëve.









Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us