• July 23, 2021
 Drita siguron mbi gjysmë milioni euro pasi mposhti Deçiqin


Drita me kualifikimin në raundin e dytë të Konferencë Ligës, do të sigurojë plotë 550 mijë euro nga UEFA.

Vetëm pjesëmarrja i ka siguruar 220 mijë, ndërsa kalimi në raundin e dytë 350 mijë euro, raporton Insporti.com.

Ish kampionia e Kosovës eliminoi klubin shqiptar nga Mali i Zi, KF Deçiq pas dy ndeshjeve të zhvilluara me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Klubi gjilanas me këto të hyra do ta ketë shumë më të lehtë vazhdimin e sezonit.Rrugëtimi I Dritës në këtë garë do të jetë shumë I vështirë, pasi në raundin e dytë do të përballet me Feynordin nga Holanda.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë më 22 korrrik.




Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us