• July 30, 2021
 Do të kemi autostradë me standarde Evropiane


Këtë vit do të nisë ndërtimi i Korridorit 8, e deri në fund të vitit 2025 do të kemi zgjidhje autostrale deri në kufi të Qafë Thanës pohon për TV21drejtori i NP “Rrugë Shtetërore” Ejup Rustemi. Ai shpreh besim tek puna e kompanisë “Bechtel & Enka”, prandaj pret që punët ndërtimore të realizohen në afatet e parapara.

“Tani hapet rruga që Qeveria të formojë komitetin i cili duhet të fillojë bashkëbisedimet me kompaninë “Bechtel dhe Enka”, që të kemi kontratën për fillimin e punës në këto akse rrugore, në të cilat është e paraparë edhe me ligjin i cili kaloi dje ne Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Në bazë të këtij ligji është paraparë që të bëhet kompletimi i korridorit 8 duke filluar nga Tetova deri në Gostivar, pasi që autostrada aktuale Tetovë-Gostivar nuk i plotëson kushtet në bazë të standardeve evropiane”, deklaroi për TV21, Ejup Rustemi – drejtor i NP “Rrugët Shtetërore”.

Rustemi tha se në këtë pjesë të autostradës dhe në ato pjesë ku ka nevojë do të ketë ndërhyrje, që të njëjtat t’i plotësojnë kushtet e duhura. Por në fakt sa do të kushtojë i gjithë projekt dhe për sa kohë do të arrihet nga Shkupi në Ohër kur punimet të përfundojnë?

 “Unë nuk dëshiroj që tani të jap ndonjë vlerë të kostos se sa do të kushtojë, por në çdo moment qytetarët do të jenë të informuar në mënyrë transparente. Ne flasim për ndërtim të autostradave me nivel të lartë, të standardeve evropiane, e kur kemi parasysh autostrada evropiane lejon shpejtësinë 130 km/h, e duke shfrytëzuar një shpejtësi të tillë, duke pasur parasysh edhe sigurinë që do të kenë pjesëmarrësit në komunikacion, unë besoj se shumë shpejt do të arrijnë nga Shkupi në Ohër qytetarët”, shtoi drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.

Autostrada që përfshin Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Shqipërinë, do të kalojë nga Shkupi deri në Qafëthanë. Korridori 8 është njëri nga projektet që më së shumti pritet ta ndihmojë ekonominë e vendit. Drejtori Ejup Rrustemi tha se ky korridor është i një rëndësie të madhe sepse lidh Lindjen me Perëndimin, me çka, siç thotë, do të ndikojë në rritjen e tregtisë mes shteteve fqinje. Sipas tij ekonomia e vendit do të ketë një përfitim të drejtpërdrejtë, por edhe të tërthortë, nga tranzitimi i mallërave midis Shqipërisë dhe Bullgarisë.



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us