• July 28, 2021
 Dinamo bën goditjen e verës, zyrtarizon Agim Ibraimin



Dinamo bën goditjen e madhe në merkato. Klubi kryeqytetas, i rikthyer në Superiore, siguroi një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim, Agim Ibraimin, që firmosi këtë të premte me blutë, duke qenë një vlerë e shtuar për ambiciet e një prej skuadrave më të titulluara në vend.

Ibraimi, që më herët kishte lajmëruar dhe zyrtarisht largimin e tij nga Kukësi, pasditen e kësaj të premteje pozoi me shallin e Dinamos, që ka filluar të lëvizë vrullshëm në merkato, pasi vetëm 24 orë më parë firmosi me Haxhiun, që u huazua nga Apolonia dhe Besir Demirin.

Ibraimi sezonin e kaluar u aktivizua te Kukësi, ku ishte titullar i padiskutueshëm dhe e mbylli kampionatin me 15 gola të shënuar, duke qenë lojtari kryesor i verilindorëve, dhe ndoshta ndër të vetmit që në planin personal e shpëtoi sezonin. Ibraimi konsiderohet jo vetëm një prej elementëve më të mirë në qarkullim në Kategorinë Superiore, por gjithashtu dhe një lojtar me shumë përvojë, teksa në karrierën e tij 32-vjeçari ka mbajtur veshur dhe fanellat e Cagliarit, Mariborit, Domzhales, Astanës apo dhe Shkëndijës, klub ku u formua dhe si futbollist.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us