• August 1, 2021
 Dardanët po i kthehen stadiumit aty ku Kosova ndjente mungesën më të madhe


Kombëtares së Kosovës më në fund po i rikthehet oksigjeni, tifozët Dardanët.

Prania e tifozëve me 30% të kapacitetit të stadiumit do të jetë një shtysë e nevojshme për kombëtaren tonë, që aq shumë i ka munguar këto kohë.

Tifozët Dardanët po bëhen gati për një rikthim staktakolar në stadiume në mbështetje të futbollistëve të Kosovës të cilët dorën në zemër pa tifozë dukeshin të vetmuar dhe të pamotivuar sa duhet.

‘’Ne si Dardanë mezi presim të rikthehemi në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mbështetje, koreografi dhe gjithçka tjetër që i ndihmon djelmoshave tonë.

Nga ana tjetër kërkojmë angazhimin maksimal të lojtarëve dhe shtabeve teknike, në mënyrë që Kosovës t’ia rikthejmë buzëqeshjen në futboll dhe në çdo sport.

Përgjegjësia për përfaqësimin e Kosovës duhet të jetë në nivel të detyrës.




Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us