• July 24, 2021
 Carovska për Gjimnazin “Sami Frashëri” drejton gishtin kah Dimitrievski


Tv21 pyeti ministren e Arsimit dhe Shkencë, Milla Carovska se deri ku ka mbetur procesi i dislokimit të objektit të Gjimnazit “Sami Frashëri” tek kazerma e qytetit në Kumanovë. Ministrja Carovska u përgjigj shkurt, duke drejtuar problemin kah Komuna e Kumanovës.

“Ju kisha lutur që për atë temë të konsultoheni me kryetarin e Komunës së Kumanovë”, u përgjigj shkurt Carovska.

Në vitin 2004 ky objekt dikur nga ish-kombinati bujqësor është shndërruar në shkollë dhe u gjet si zgjidhje e përkohshme për të strehuar nxënësit shqiptarë të cilët prej vitit 2001 ishin larguar nga gjimnazi “Goce Dellçev”.



BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us