• July 28, 2021
 Banorët kërkojnë rrugë prej 15 vitesh, Fiksi zgjidh problemin


Banorët e dy pallateve në Mali i Robit në Golem ankohen se kanë shumë vite (15) që kanë blerë apartamente të ndërtuara nga Shoqëria “Albion” kostruksion, por nuk kanë rrugë hyrëse e dalëse.

Fillimisht banorët nuk e kanë patur këtë problem por pas 4-5 vitesh pronarët e tokave ngjitur bllokuan rrugën. Në këto kushte hyrja dhe dalja nga pallati i tyre për këta banorë është kthyer një një tmerr të vërtet. “Pronari na ka thënë këto ditë që paguani 200 000 lekë tani se ja u hap unë rrugën. Këtu jemi 45 apartamente që nuk mund të dalim në rrugë kryesore”- shprehen banorët.

Të njëjtën gjë pohon edhe administratori i shoqërisë “Albion Construksion”. “Është e vërtet se banorët nuk kanë nga të kalojnë se pjesë e pallatit jam edhe unë vet. Kjo është harta që unë kam marrë kur nisa punimet dhe siç duket është një rrugë e cila do të kalonte ngjitur me pallatin dhe me trotuar. Në disa plan miratimet që janë pasuar pas këtij miratim, kjo rrugë ka qenë për t’u zbatuar, por nuk është bërë asnjëherë. Në këto kushte u detyrova të blej një tokë aty afër që të mund të hap një rrugë private dhe t’u krijoj akses banorëve që të dalin në rrugë” shprehet administratori Ahmet Tusha. Ai madje i premton Fiks Fare se këtë do e bëj brenda një jave.

Fiks Fare u interesua edhe pranë Bashkisë Kavajë me një kërkesë më shkrim ku në përgjigjen e saj bashkia shkruan:”Për pallatin në fjalë rezulton se në plan vendosje është përcaktuar aksesi për të hyrë në objekt, kjo sipas planeve të përgjithshme vendore të miratuara ndër vite. Për këtë arsye Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka mbaruar Lotin e I-rë dhe II-të të projekt zbatimit dhe janë lidhur kontratat e sipërmarrjes për këto 2 lote për rikualifikim urban të zonës turistike Golem e po vazhdon projektimi i Lotit i të III-të në të cilin me kërkesën e bashkisë do të përfshihet edhe ky segment rrugor.

Pas një jave sërish Fiksi shkoi në Golem dhe pa se administratori Tusha e kishte mbajtur fjalën duke bërë një rrugë alternative për banorët deri sa të marr zgjidhjen e plotë me ndërtimin e saj.