• July 30, 2021
 Atmosferë fantastike në turneun tradicional “Rogana”


Tash e gjashtë ditë ka filluar aktivitetin e tij turneu i madh i futbollit “Rogana”. Pas katër vjetësh është rikthyer turneu tradicional i futbollit të vogël në Dardanë, në të cilin po marrin pjesë 34 ekipe.

Ky po konsiderohet si turneu më masiv në trevat shqiptare, ndërsa atë po e nderon edhe prezenca e mërgatës në tribuna.

Gjatë ndeshjeve të mbrëmshme nuk mungoi as spektakli nga tifozët. Një numër i madh i tifozëve po ndjekin nga afër ndeshjet e këtij turneu, kurse nuk mungojnë as bashkatdhetarët.

Turneu që po mbahet në komunën e Dardanës njihet si më masivi i këtij lloji në mbarë hapësirat shqiptare. Kjo mini-ligë sjell numër të jashtëzakonshëm të shikuesve, ndërsa ekipet dhurojnë ndeshje mbresëlënëse. Kjo garë tradicionale është mbajtur qysh para luftës, ndërsa është bërë edhe më madhështore pas saj.

“Rogana 2021” i mbledh ekipet, të cilët i përfaqësojnë fshatrat e kësaj treve. Por, ajo i pranon edhe ekipet e interesuara për të marrë pjesë nga çdo cep i Kosovës. Në këtë turne ndër vite kanë defiluar emra të shquar të futbollit të Kosovës dhe më gjerë. Ky turne po mbështetet nga Komuna e Kamenicës, ndërsa Televizioni 7 është sponsor medial.

Turneu “Rogana 2021” ka filluar të shtunën që shkoi dhe do të zgjasë një muaj. Në të po marrin pjesë 34 ekipe. Ai u hap në mënyrë solemne, ku prezentë ishin edhe zyrtarët komunalë. Loja e parë është zhvilluar në mes të Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Fshati i Roganës njihet për atletët e njohur që ia ka dhuruar Kosovës. Gjithashtu, prej aty vjen edhe futbollisti kosovar, Hekuran Kryeziu.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us