• July 23, 2021
 Aksioni në Dukagjin, deputeti i VV-së thirrje Prokurorisë: Dil edhe në Ferizaj!


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të shkojë edhe në Ferizaj, pas aksionit të djeshëm në Pejë, Istog dhe Klinë.





Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ferizaji është kupolla e krimit urbanistik.

Ai ka thënë se Prokuroria duhet të fokusohet në mafinë e betonit në këtë komunë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Prokurori, dil edhe n’Ferizaj!

Prokurorja që ka udhëhequr aksionin e djeshëm në regjionin e Pejës, Lumturije Vuqetaj, ka thënë në konferencë për media se zyrtarët e arrestuar dyshohen se kanë lëshuar leje në kundërshtim me ligjet përkatëse.

Në përgjithësi në Kosovë janë degradu zonat urbane duke betonu gjithandej pa asnjë kriter.

Ferizaji është kupolla e krimit urbanistik. Para dy viteve kryetari Agim Aliu ka pas dal me vendim se po pezullohet dhënia e lejeve të ndërtimit në Ferizaj, saktësisht për objektet e banimit kolektiv, me arsyen kinse që të mundësojë mirëplanifikimin e territorit dhe ndërtimet sipas kritereve dhe standardeve më të larta në këtë fushë. E pat shit si një nismë t’rëndësishme që nuk i zgjati as 20 ditë.

Pra ka qenë mashtrim, sepse prej atëherë vetëm çka është thellu degradimi. Unë jam rritë n’këtë qytet, por kurrë ma keq s’ka qenë. Të vjell t’vjen nga ndërtimet e pista gjithandej, që në shumë raste jo që s’kanë parkingje e hapësira të gjelbra, por kanë ndërtu krye m’kry të parcelave sa që nuk kanë lënë as hapësira të dedikuara ku me i hudh qytetarët mbeturinat, dhe çdo ditë gjeni bërllok rrugëve! Se për lloç e pluhun as mos t’flasim.

E kanë ba t’pabanueshëm qytetin dhe MBANE MEND, shumë prej këtyre ndërtimeve të egra pa asnjë kriter dhe me kushte minimale për jetësë kanë me u shëndrru në geto nesër, që kanë me na kushtu me dekada në mirëqenien e krejt neve. Kjo nuk ka lidhje me parti, kjo ka lidhje me një krim të sotëm, por që kemi me pagu krejt ne për 100 vitet e ardhshme.

Nuk gjen qytetar normal që pajton me këtë betonim t’gërditshëm, dhe pas arrestimeve që po ndodhin, bëj thirrje që Prokuroria me u fokusu në mafinë e betonit dhe kartelit të zyrtarëve në komunën e Ferizajit. Herdokur dikush ka me shku n’burg për këtë krim që ia ka ba këtij shehri, duke fillu nga koka, te drejtori i urbanizmit, e deri tek vartësit e tjerë të tij që e kanë mundësu këtë krim!








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us