• July 30, 2021
 Agim Ibraimi ikën nga Kukësi, palët s’gjetën gjuhën e përbashkët



Ditën kur Kukësi prezantoi trajnerin e ri, italianin Longo, dhe afrimin e radhës, Shqiprim Taipi, klubi verilindor humb një element shumë të rëndësishëm të fazës së avancuar. Nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, Agim Ibraimi, fillimisht dhe më pas edhe vetë Kukësi shpallën “divorcin” pas një sezoni për t’u harruar.

“Dua t’ju informoj te gjithëve se nuk jam më pjesë e F.K Kukësit. Kisha nderin dhe kënaqësinë të isha kapiteni i kësaj skuadre. Dua të falënderoj F.K Kukësin, familjen Gjici, drejtorin Nexhipi për besimin e dhënë dhe të gjithë tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kohës. Falënderime për trajnerët, bashkëlojtarët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë në klub. Sinqerisht, Agimi!”, – shkruan në llogarinë e tij në Instagram 32-vjeçari.

Ndërsa në qëndrimin e Kukësit sqarohet se pavarësisht përpjekjeve. Nuk u gjet gjuha e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit. Agim Ibraimi, nëse do të qëndrojë në Superiore, me shumë mundësi do të veshë fanellën e Dinamos.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us