• July 28, 2021
 Abdixhiku përkrah protestën: Kompanisë me 3 punëtorë i jepet dhuratë 2 milionëshe


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se e përkrah protestën e sotme të aktivistëve të PSD-së për monopolin e ri me tiketat ngjitëse. Ai tregon se, sa ishte ministër i Infrastrukturës, nuk e ka nënshkruar kontratën, të cilën e pranoi tash Qeveria Kurti për tiketat ngjitëse që do t’i kushtojnë qytetarëve nga pesë euro gjatë regjistrimit të veturave. Për fund, ai çon një mesazh Prokurorisë. I thotë të hetojë kontratën e Qeverisë Kurti, e të mos urdhërojë aksione politike në prag të zgjedhjeve lokale





“Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik. Pamjet e sotme sjellin dëshpërim. U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Kompania ‘Auto Control Kosova’, me kapital 1 mijë euro dhe me tre punëtorë, i është besuar një punë që i siguron qarkullim 2 milionë euro.

Për këtë Abdixhiku thotë se shteti kësaj kompanie me tre punëtorë do t’i jap një dhuratë 2 milionëshe.

“Bëhet kundër një plaçke publike – barrë e paarsyeshme për secilin qytetar në vend. Një kompanie tre punëtorëshe i jepet dhuratë 2 milionëshe nga pushteti që mirëmbanë avazin korruptiv”.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us