• August 1, 2021
 “A po i shkon mendja Ramush Haradinajt për grushtshtet ndaj Albin Kurtit”?


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme ka sulmuar kryeministrin Albin Kurti.





Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shkruar se Kurti e ka lënë Qeverinë në duart e Hysen Durmishit dhe Liburn Aliut.

“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet”, ka shkruar Haradinaj.

“Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim. Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!”, shkruan lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Mirëpo, ndaj kësaj deklarate ka reaguar profesor dr. Binak Maxharraj.

Edhe Maxharraj përmes një postimi në facebook, reagon duke thënë se mos po i shkon mendja Ramushit të bëjë grushtshtet?

“Ramush Haradinaj vazhdon me sulme: Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke…

Shihe, shihe se çka thotë, a mos po i shkon mendja me ba grushtshtet nëse Albini nuk kthehet edhe ca kohë…

Ndoshta po don me u siguru….se a me i hi asaj pune apo jo..?!”, shkruan Maxharraj.








BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us