• August 1, 2021
 ​Manchester City dëshiron transferimin e Kane dhe Grealish



Kampioni i Premier Ligës angleze po përgatit dy oferta marramendëse për yjet anglezë.

Manchester City po synon që të arrijë marrëveshje këtë verë për yllin e Tottenham Harry Kane dhe atë të Aston Villas Jack Grealish, raporton “The Athletic”.

Kampioni aktual i Premier Ligës është i gatshëm për të shpenzuar shuma marramendëse këtë afat kalimtar të transferimeve, dhe po përgatitë ofertat për Kane dhe Grealish.

Trajneri Pep Guardiola dëshiron me çdo kusht që ta përforcojë repartin e sulmit dhe të mesfushës, ku listën e të dëshiruarve për t’i transferuar në stadiumin “Etihad” e kryesojnë Harry Kane dhe Jack Grealish.

Sezonin që lamë pas, Harry Kane regjistroi 33 gola dhe 17 asistime në 49 ndeshje për skuadrën e Tottenham, kurse Grealish në 27 paraqitje për Aston Villan ka regjistruar shtatë gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.





BURIMI I LAJMIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us