• July 30, 2021
 “Tërmeti i lumturisë”/ Festa e çmendur e tifozëve italianë bëri tokën të lëkundet


Toka dridhet, por kësaj here aktiviteti natyror ka pak rëndësi. Ajo që bëri tokën të lëvizë dje në Itali ishin festimet gjatë penalltive të finales së Euro2020 natën e kaluar, 11 korrik, midis Italisë dhe Anglisë.

Rrjeti kombëtar sizmik Ingv regjistroi dridhje të lehta. Stacioni sizmik i Montecelio në provincën e Romës (Mtce) mori sinjalin e tërmetit.

Megjithëse nuk ishte një qytet i madh, regjistrimi ishte i mundur sepse stacioni ndodhet brenda qytetit.

Trafiku urban, aeroplanë që thyejnë shpejtësinë e zërit, aktivitete industriale, koncerte, ngjarje sportive: të gjitha këto janë kontekste që mund t’i japin jetë fenomeneve si ajo e djeshmja.

Francesca Bianco, drejtoreshë Ingv i quan ato “shenjat sizmike të lumturisë”. Ajo tha në një intervistë se u bë e vetëdijshme për tërmete të këtij
lloji për herë të parë “midis viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, kur Diego Armando Maradona po luante për ekipin e futbollit Napoli. Hapat e tifozëve napolitanë, brenda stadiumit, prodhuan sinjale të një amplituda më të madhe se zhurma e sfondit.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us