• July 30, 2021
 6 vjet “skllav” në Itali/ Punëtori nga India denoncon punëdhënësit


Në Agro Pontino, një qendër kryesore për bujqësinë në Itali, emigrantët indianë kanë qenë të pranishëm që nga mesi i viteve ‘80.

Ata punojnë në tokë të bonifikuar nga kënetat që në vitet 1930, një nga projektet më të mëdha të punëve publike të miratuar nga regjimi i diktatorit Benito Mussolini. Nën një sistem të paligjshëm, por të mirë-vendosur, ata jetojnë nën kontrollin e të quajturve “caporali”, banda administruese që rekrutojnë punëtorë fermash në emër të pronarëve të tokave. Kushtet e ashtëquajturës “punë gri” shpesh nënkuptojnë që atyre u ofrohet kontrata, por paguhen vetëm për një pjesë të punës së tyre.

I tillë është rasti i Balbir Singh, një emigrant 49 vjeçar, i cili për 6 vjet ka punuar si të ishte një skllav, dhe më në fund vendosi të ngrejë zërin duke kontaktuar me një avokat për të marrë të drejtat e tij.

Unë punoja 12-13 orë në ditë, përfshi edhe të dielat, pa pushime fare, as edhe për krishtlindje, dhe pronari i fermës më paguante 100-150 euro në muaj. Kur e mori vesh se një avokat do të më ndihmonte më tha do të vras, do hap një gropë dhe do të hedh aty sepse ti je një asgjë”.

Një raport i OKB vlerësonte në 2018 së me gjasë më shumë se 400,000 punëtorë në Itali rrezikonin të shfrytëzoheshin dhe gati 100,000 do të përballeshin me “kushte çnjerëzore”.
Vetëm muajin e kaluar, një 27-vjeçar nga Mali vdiq në rajonin juglindor të Pulias pasi punoi një ditë të tërë në fusha në temperatura deri në 40 gradë Celsius.


Top Channel





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related post

Contact Us